Kush jemi ne

Duke operuar me teknologjinë më të fundit Fiber, ne ofrojmë internet të shpejtë për shtëpinë apo biznesin tuaj.

Na kontakto

Rreth nesh

Opentel e themeluar në 2015 është kompani që ofron sherbime të Internet-it, Televizion Kabllor Digjital, Sherbime IT. Kompania jonë aktualisht ofron shërbime në Prizren, dhe është në zhvillim të sipërm për ti shërbyer klienteve në rrethinën e Prizrenit. Kompania Opentel ka një Histori të gjatë që nga viti 1990 dhe saktësisht kishte fokus dhe entuziazem në fushën e telekomunikacionit ( RADIOAMATORE ). Pas kësaj u themelua Mobile-Servis e cila ishte dyqan për shitje dhe servisim të paisjeve satelitore dhe Elektronike. Në vitin 2001 Mobile-Servis për herë të parë në Prizren hap ( Internet KAFE - SMANINET ) në Prizren ku mundëson klientëve aksesin e parë në Internet, po ashtu në 2001 Mobile-Servis shërben klientet me servisim dhe shitje te telefonise mobile dhe servisimin e tyre. Ne vitin 2002 SMANINET licencohet nga ARKEP per veprimtarinë ISP e cila filloi ti sherbej klientet me Internet ne shtepitë e tyre me Radio Frekuence. SMANINET gjer ne vitin 2013 ishte në sherbim të klientëve me Internet Valore dhe pas kesaj kohe u shendrua firma ne sherbime te IT ( Network , Alarm , Kamera ). Pas një kohe të shkurtër SMANINET shëndrrohet në firmën OPENTEL në vitin 2015. Sot aktualisht në vitin 2022 filluam te sherbejmë klientet me teknologjine e fundit FIBER OPTIK sherbime: ( Interent , TV , DATA ).

Cilësia e lartë dhe serioziteti në punë për një periudhë të gjatë kohore ka ndikuar që së bashku me klientë të rritemi edhe më shumë.